Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai theksoi se biseda përfshinte tema të rëndësishme dypalëshe, duke përfshirë çështjet ekonomike. Vuçiç e falënderoi Putinin për sigurimin e sasisë së mjaftueshme të gazit për dimrin, me çmime të favorshme.
Ai njoftoi se do të flasë më shumë për këtë në RTS në ditët në vijim.