Elidon Kotorri 49 vjeç është arrestuar në Tiranë pasi kundërshtoi forcat e policisë. Incidenti ndodhi në fundjavë.
Shkak është bërë një e afërme me të cilët Elidon kotorri rezulton se kishte konflikte prej kohësh për shkak të një prone të përbashkët dhe të një ndërtimi.
Gruaja është paraqitur në komisariat dhe ka treguar se ishte përplasur me kushëririn që sipas saj e kishte ofenduar dhe kërcënuar.
Kur policia mbërriti në pronën e të dyve dhe tentoi ta shoqëronte Elidon Kotorrin, ai është konfliktuar me oficerët çka ka sjellë kërkesën e tyre për përforcime, duke e arrestuar në flagrancë, raporton TCH.
Elidon Kotorri fitoi lirinë gati katër vjet më parë me argumentimin e sjelljes së mirë, mbasi Strasburgu i kishte kërkuar drejtësisë në Shqipëri që t’i rishikonte vendimet.
Nga një i dënuar i përjethëm për tre vrasje atë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, 49-vjeçari u rigjykua për shkak të shkeljeve procedurale të gjetura nga Strasburgu. Në përfundim Elidon Kotorri u ridënua me 25 vjet burgim të cilat i kreu në një burg të sigurisë së lartë.