-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I gjetën mbi 7 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar së bashku me një 22-vjeçare nga Firence. Ata akuzohen për mbajtjen pa leje të lëndëve narkotike.

Policia ka ndaluar shqiptarin dhe gjatë një kontrolli rutine, ai i ka shtyrë me dhunë dhe i ka goditur me bërryla. Dy policët e kanë neutralizuar shqiptarin dhe më pas kanë vazhduar kontrollin në banesën e tij. Në banesë ndodhej edhe 21-vjeçarja nga Firence.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi 7 kg drogë kryesisht hashash, por edhe kokainë e marihuanë midis dhomës së gjumit dhe asaj të ndenjes. Gjithashtu i gjetën edhe një makinë vakum që dyshohet se përdoret për paketimin e dozave që do të shiteshin me pakicë.

Dy të rinjtë janë në pritje të masës së sigurisë, me urdhër të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Firences.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit