Mbrëmjen e djeshme u arrestua ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha. Ndërsa personi i dytë i cili u shpallur në kërkim u identifikua dhe është Altin Hajri. Ai është një emër i njohur për botën e krimit.
Në bisedat e aplikacionit të koduar SkyEcc kanë dal bisedat e tyre pasi këta kanë ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e deputetëve të PS. Në biseda edhe Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, tashmë i ekzekutuar.
Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021.
Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Makina e autorëve një tip “Benz ” i zi kishte bllokuar rrugën në pritjet të arritjes së makinës me të cilën udhëton te Çekiçi, të cilin e kanë ekzekutuar me breshëri të shtënash, një skenë që ka zgjatur rreth 20-30 sekonda.
“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.