Menjëherë pas arrestimit të Ilir Metës, në seli ka nisur një mbledhje urgjente. Në seli ka mbërritur nënkryetari Patraq Milo dhe në polici ka shkuar Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi dhe avokati Genc Gjokutaj.
Meta u ndalua nga agjentët e BKH së bashku me policinë e shtetit teksa po lëvizte me makinë në kthesën e Kamzës.
Ndërkohë SPAK ka caktuar masën e detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, si dhe ka lëshuar edhe dy urdhër arreste të tjera.
GJKKO ka vendosur arrest me burg për Pirro Xhixhon, babain e deputetes së Partisë së Lirisë Ersa Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.
VIDEO-Momenti kur agjentët e SPAK-ut arrestojnë me forcë Metën