Kryeministri Edi Rama u shpreh se mosdeklarimi i plotë i pagave përkthehet më pak në kontribute për pensionistët.
“Ne do të ndërhyjmë fort. S’dua të bëj kërcënime por dua t’u them biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime, nuk ekziston sot punonjës ndërtimi me 400 euro në muaj. Na i regjistrojnë atje me pagë minimale, ky është krim. Nëse deri sot këtë e kemi trajtuar si informalitet, një nga gjërat e mira që ka ndodhur që 2013, kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë por prapë është kaq e pamjaftueshme sa çfarë është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale. Ato pagat joreale janë krim ndaj çdo pensionisti që sot me të drejtë thotë vajti si vajti kjo punë por atë gjysmën e gjelit mos na e lini ta kujtojmë dhe të themi o sa mirë kaluam nga gjysma e gjelit te 5 mijë lekëshi i ri i fundvitit. Bëje më shumë. Që të bëhet më shumë duhet të luftohen këta. Duhet të vetëdijësohen që hyjnë në një hak dhe gjynah të madh.”, tha Rama.