Një aksident automobilistik ndodhi mesditën e së martës në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet doli nga rruga.
Drejtuesi i automjetit u lëndua dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Aksidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e incidentit.