Ditën e djeshme u arrestua një 26-vjeçar i cili ka ofenduar dhe hequr kapelen një polici rrugor. 26-vjeçari Xhuliano Spahiu teksa po lëvizte me makinën e tij në rrugën “Don Bosko”, polici i ka dhënë sinjal që të ndalonte që të reduktohej fluksi i lëvizjes.
Më pas polici ka fotografuar makinën e 26-vjeçarit dhe në atë moment ai del duke ofenduar dhe i hequr kapelen.
26-vjeçari u shoqërua në komisariatin e policisë nr. 3 dhe gjatë kontrollit, ai rezultoi që ishte nën ndikimin e substancave narkotike, përkatësisht amfetaminës dhe kokainës.