Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të ish anëtarit të Gjykatës së Lartës Admir Thanzën.
Ai akuzohet për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
SPAK paraqiti në GJKKO kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj ish-gjyqtarit, që u aprovua nga togat e zeza.