Prokuroria e Posaçme e akuzon Ilir Metën jo vetëm për aferën CEZ-DIA por edhe për lobimin në SHBA. Bëhet fjalë për periudhën 2016 – 2017. Nga hetimet ka rezultuar se ka lidhur kontratë për shërbim konsulence me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrata u firmos në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar I LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS për të këshilluar LSI-në për marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.
Sipas SPAK-ut, kompanisë amerikane i janë paguar 463.546,26 USD nga 589.024,57 USD të faturuara por që në KQZ janë deklaruar vetëm 93,761 USD. Kush i dha të tjerat? Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.