Kryeministri Edi Rama në takim me bizneset u shpreh se mosdeklarimi i pagës reale nga sipërmarrjet është shqetësim dhe problem i madh.
Rama tha se nëse nuk deklarojnë pagën reale do të përballen me masa administrative dhe penale.
“Por që dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje, është fjalë e rëndë, është turp i madh, një sjellje që ka marrë statusin e dijes së sjelljes në shumë biznese, me një mungesë përgjegjshmërie që jam i sigurtë që kur ju thua, ose kur dëgjojnë fjalën grabitjen mund të ndihen të fyer, por është grabitje.”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri një apel dhe një ftesë për të krijuar një front të përbashkët, ku në fud të ditës pratë kthehe n në konsum dhe të ardhura.