Policia në Mirditë ka sekuestruar 190 kg lëndë narkotike në tharje. Në fshatin Molaj në Mirditë u gjetën të kultivuara 130 bimë cannabisi, si dhe 2 ambiente me çadra të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.
Nga hetimet dyshohet se një nga autorët e këtij rasti është P.C., i cili u arrestua katër ditë më parë dhe u asgjësuan 108 kg cannabis sativa në proces tharjeje në fshatin Shtuf. Ndërsa ka nisur procedimi penal për shpërdorim detyre për kryetarin e fshatit dhe një inspektor të pyjeve të zonës.
Gjithashtu po vijon puna për nxjerrjen para përgjegjësive penale të autorëve të tjerë të implikuar në këto aktivitete.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.