Policia e Kosovës në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë ka ndaluar një makinë me targa vendore dhe ka arrestuar drejtuesin.
Gjatë kontrollit në makinën e Z.J., u gjetën 10 kilogram e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike me vlerë te tregut 450000 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 kg e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, makina, 1445 euro, 8970 dinarë, dy telefona celularë dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.