Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama po tallet me pensionistët.
Teliti tha se Rama së bashku me stafin e tij tregonin arsye të rremë se pse nuk rriten pensionet.
Ai u shpreh se “Ishit ju z. Kryeministër që rritët taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërguat në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta. Jeni ju që mbyllni sytë shifrave të Eurostat sipas të cilave 46% e shqiptarëve, kryesisht pensionistë, janë të zhytur në varfëri”.
Teliti theksoi se objekti madhor i partisë demokratike do të jetë dyfishimi i pensioneve brenda mandatit të parë të qeverisë.