Tre shqiptarë u arrestuan nga Guardia di Finanza në Rimini pasi u kapën me 4 kg kokainë me vlerë rreth 150 mijë euro. Operacioni nisi kur një patrullë u ndesh me një makinë Smart, e cila i përkiste një shqiptari 31-vjeçar me precedentë kriminalë.
Shoferi, një 25-vjeçar shqiptar, u ndalua pranë një shtëpie, por arriti të largohej në këmbë. Pas një ndjekjeje, policia gjeti dy shqiptarët e tjerë në apartament. Gjatë kontrollit, u gjetën 27 pako kokaine, 5700 euro cash, dhe disa mjete për paketimin e drogës.
Të tre shqiptarët janë dërguar në burgun “Caseti” dhe do të dalin para gjyqtarit për të verifikuar arrestimin e tyre.