Pas protestës sensibilizuese në Parlamentin Europian, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se shumë ligjvënës u surprizuan nga informacionet e paraqitura për situatën në Shqipëri.
Ai akuzoi Edi Ramën për krijimin e një shteti autokratik që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar, duke theksuar se kjo shkel vlerat europiane.
“Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.
Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane”, tha Bardhi.
“Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej demokrati.