-sidi education-spot_img
29.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbërrin në selinë e PS, pritet mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe drejtues i Partisë Socialiste, është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në selinë e kësaj force politike, ku pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të qarqeve në vend.

Mbledhja, e parashikuar të niste rreth orës 08:30, zhvillohet pas një serie takimesh të mëparshme me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.

Ajo vjen gjithashtu në një periudhë kur në kryeqytet po vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Më pas, në vijim të agjendës së ditës, Rama do të zhvillojë një tjetër takim me kryebashkiakët, i cili është planifikuar të mbahet në orën 09:30 në ambientet e ish-hotel “Dajti” në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit