Në SPAK është paraqitur për tu marrë në pyetje ish drejtori i policisë së shtetit, Hysni Burgaj. Ai është thirrur nga SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.
Pasi doli nga SPAK, ai tha se “Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnje urdher per te reaguar. Policia ka duruar dhune ekstrem dhe nuk ka perdorur as arme dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar ”.