Gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama komentoi protestën e opozitës që u zhvillua sot para Parlamentit Europian në Strasburg. Rama theksoi se qeveria do të vazhdojë me detyrat e saj për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian, duke e quajtur rrugën drejt BE-së si të vetmen mundësi për Shqipërinë.
Ai citoi një fjalë popullore, duke thënë: “Duhen dy për një tango. Nëse nuk ka një dyshe për një tango, atëherë ka vetëm një muzikë, dhe ajo është muzika e BE-së, e shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete dhe afate të caktuara.”
Protesta e opozitës në Strasburg shërbeu për të kërkuar vëmendjen e BE-së ndaj problemeve politike në Shqipëri, dhe ishte hera e parë që opozita zhvendosi protestat e saj në këtë qytet.