Deputetët e Partisë Demokratike ndodhen në Strasburg, ku do të zhvillojnë protestë para dyerve të Parlamentit Europian.
5 deputetë janë futur brenda Parlamentit Europian, ata janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarakaj. Ata do të zhvillojnë takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.
Ndërsa deputetët e tjerë pritet të vijnë rreth ores 11:30 për protestën.