Protesta e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg pritet që të nisë në orën 12:00.
Policët kanë rrethuar zonën ku do të zhvillohet protesta para Parlamentit Europian.
Deputetët kërkojnë sensibilizimin për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën.
Protesta pritet që të zgjasë rreth dy orë dhe në protestë do të jenë të pranishëm 40 deputetë.
Deputetët e PD sot në Strasburg, protestë para Parlamentit Europian