Policia e Tiranës ka arrestuar futbollistin 21-vjeçar. Yvan Zouzou u arrestua pasi siguronte viza turistike të falsifikuara, për persona të huaj, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.
Ndërsa janë proceduar penalisht Sh.S., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe I.B., 27 vjeç banues në Gjermani.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.