Pasditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot ka ndodhur një aksident me vdekje.
40-vjeçari me iniciale I.Ll., banues në Shkodër, drejtuesi i motoçikletës ka përplasur këmbësoren Gj.Z., 75 vjeç. Këmbësorja u transportua në spital por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.
Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.