Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti “drejtësinë e re” në Shqipëri një narkodrejtësi dhe kërkoi hetimin e miliona dollarëve të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë. Ai bëri thirrje për veprim nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA gjatë një tubimi në “Rrugën e Shpresës”.
Berisha kritikoi situatën e drejtësisë, duke e krahasuar me ato të vendeve me regjime autoritare si Vietnam, Bjellorusi dhe Venezuela.
Berisha: Por miqtë e mi, paraqita këto të dhëna sot para jush edhe për një arsye tjetër shumë madhore.
Gjithçka paraqita këtu lidhet me raportin e drejtësisë me diktatorin.Të gjitha këto të dhëna tregojnë se drejtësia e re në Shqipëri është narkodrejtësi.
Është më keq se në Vietnam, është më keq se në Bjellorusi, është më keq se në Venezuelë, është më keq se në çdo diktaturë.
Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.
Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.
I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.
I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.
Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.
I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS.
Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai.
Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë.