-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Drejtësia është vendosur në shërbim të agjendës elektorale të Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një konferencë për shtyptha se drejtësia në në shërbim të agjendës elektorale të Edi Ramës.

“Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes, që ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë, i ka kthyer në shtojca të bandës që veprojnë me regji dhe garantojnë pandëshkueshmërinë e Edi Ramës. Vendimi politik për të lënë në arrest me burg, pa prova dhe fakte, Ilir Metën është qartësisht i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar nga Edi Rama, që dëshmon rënien e shtetit ligjor dhe kapjen për fyti të drejtësisë, që është vendosur në shërbim të agjendës elektorale të Edi Ramës”, deklaroi Blushi.

Ai tha se një qytetar i thjeshtë është sot më i kërcënuar se kurrë për shkak se pronat, liritë dhe të drejtat e ytre janë gjah i lehtë për mafien në pushtet.

“E vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe qytetarët, përballë kësaj mafie, mbetet përballja dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe kryebanditin Edi Rama”, shtoi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit