Gurët e malit shkaktojnë tragjedi në Shkodër, humb jetën 36-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se po priste dru në mal kur është goditur nga gurë që janë rënë nga shpati i malit për shkak të terrenit të vështirë.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.