-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri, në gusht prekën nivelin më të ulët në 30 muaj

Kryesoret

Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ranë përsëri në muajin gusht, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2022.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredive të reja për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 3.66%, niveli më i ulët për këtë vit dhe njëkohësisht vlera më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2022.

Norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë, përfshi sasitë gjendje, qëndroi në nivelin 4.56%, po aq sa në korrik dhe njëkohësisht në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.

Rënia e normave të interesit këtë vit po mbështet një rigjallërim të kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 199.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re e disbursuar gjatë tetë muajve të parë të vitit arriti në 35.6 miliard lekë, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit