Ditën e sotme në Mat u arrestua një 46-vjeçar, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. 46-vjeçari e iniciale Dh.Gj., u arrestua teksa po kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte në Rreth Baz.
Ndërsa u procedua penalisht kryetari i fshatit R:D., i cili akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Policia asgjësoj nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.