Policia greke në Tripoli ka arritur që të identifikojë një shqiptar të dytë të përfshirë në kultivimin e mega parcelës të shkatërruar disa ditë më parë. Në mega parcelën u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rreth 1.4 ton marijuanë të bërë gati për shitje.
Ndërsa u arrestua 37-vjeçari Shqefen Ndreca nga Zejmeni i Lezhës, i cili ishte i përfshirë në kultivimin e sipërfaqes prej 35 ha me marijuanë. Gjithashtu personi i dytë i identifikuar nga policia ishte 20-vjeçari shqiptar i cili u arrestua.
Ndërkohë policia greke po vijon punën për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të përfshirë në këtë mega parcelë.