Aktori amerikan Ron Ely i cili ka luajtur rolin e Tarzanit ka humbur jetën në moshën 86-vjeçare. Këtë lajm e ka bërë të ditur vajza e aktorit Kristen Casale Ely nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit.
Aktori ka luajtur rolin e Tarzanit, e cili u transmetua në NBC nga viti 1966 deri në 1968. Në atë kohë gjatë së cilës aktori theu kockat dhe u raportua se ishte sulmuar nga kafshët gjatë xhirimit të filmit. Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze.