Kryeministri hungarez Viktor Orban ka shprehur besimin se Mali i Zi është vendi më i përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi me kryeministrin Milojko Spajiq në Budapest. Orban theksoi se kanë rënë dakord për mbylljen e disa kapitujve të negociatave deri në dhjetor, duke e cilësuar këtë si një hap të madh përpara në procesin e integrimit të vendit.
Spajiq, nga ana e tij, shprehu optimizëm për arritjen e anëtarësimit në vitin 2026, me synimin për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028. Orban vuri në dukje se në kontekstin aktual ndërkombëtar, është e nevojshme të intensifikohet procesi i zgjerimit të BE-së dhe të mbështetet Mali i Zi në përpjekjet e tij për të mbyllur kapitujt e nevojshëm për anëtarësim.