Policia e Vaut të Dejës ka gjetur rreth 120 kilogram kanabis gati për tharje në vendin e quajtur “Shpati i Malit” në fshatin Karmë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e lëndës narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.