Presidentja e Komisionit Europian gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi një takim në Presidencë me Bajram Begaj. Ky takim ka përfunduar dhe fokusi kryesor ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu dhe ndihma financiares që KE i jep Shqipërisë nëpërmjet planit të zhvillimit ekonomik.
Ditën e djeshme Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama, ku zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.
“Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, pra kompanitë e Ballkanit Perëndimor në sektorë të caktuar”, tha Von der Leyen në konferencë.