Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në San Michele all’Adige, Itali, pasi u kap me drogë. Policia ishte njoftuar për një person të dyshimtë dhe, kur e identifikuan, i riu tentoi të largohej me biçikletë.
Pas ndalimit, ai pranoi se kishte drogë. Gjatë kontrollit, policia gjeti 60 gram kokainë dhe 1300 euro, të dyshuar si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Pas arrestimit, 25-vjeçari u dërgua në burgun Spini di Gardolo.