-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama, dhuratëmadhi është Rama

Kryesoret

Në dosjen që çoi Ilir Metën në burg përmendet edhe biznesmeni kushëri i Monika Kryemadhit, Ardian Shatku në lidhje me një marrëveshje që po përgatitej. Por nga ajo që del nga komunikimi Meta-Shatku lakohet edhe kryeministri Edi Rama.

“Por çfarë thotë dokumenti, çfarë thotë korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun?

Zonja Kryemadhi i thotë Shatkut në mesazh se unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problemin e Shatkut. Edi Rama m’u përgjigj, bëjeni urgjent.

Dhe Shatku ia kthen, ky është lajmi më i mirë i vitit.

Unë, ti dhe çdo qytetar, në këtë rast kuptojmë që ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama dhe del shumë qartë se dhuratëmadhi është Rama.

Ndaj dhe Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua.

Tani, a mund të pranojë ndërgjegjja njerëzore një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe Metës dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit?

A mund të pranosh, në qoftë se ka korrupsion, po diskutojmë ato që kanë dalë?

A mund të pranosh akuzën për një përpjekje që ka bërë, me vendim këta hoqën dorë nga ajo vilë dhe nuk e morën.

Hynë në marrëveshje me një biznesmen për një vilë për t’i kaluar një ligj në parlament dhe më vonë hoqën dorë nga kjo vilë dhe ligjin ia kaluan.

Me këtë gjë, Lëpirës Dumani kalon imagjinatën e Xhorxh Oruellit, tejkalon imagjinatën e Franc Kafkës, tejkalon çdo lloj akti me shkrim të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Meta dhe Kryemadhi kishin gjithsej 20 deputetë, një ligj nuk mund të kalojë kurrë përveçse për tutkunë, apo për Dumdumanin dhe grupin e tij kriminal në SPAK” tha ai.

Berisha: Nëse vij në pushtet do të keni pension bazë 200 Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit