-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Lali Vjedhësi po përpiqet të pastrojë emrin duke hequr hajdutët e tij

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se po tenton të largohet nga përgjegjësitë e tij penale duke fajësuar vartësit e tij të përfshirë në skandalet e dosjes 5D.

Gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha tha se Veliaj, i quajtur ‘Lali Vjedhësi’, po përpiqet të lajë fytyrën e tij duke larguar nga vetja ata me të cilët ka bashkëpunuar për të vjedhur”, theksoi ai.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore për ju misionarët e pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari patriot, të çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar, dinjitetit njerëzor, dinjitet, votës së lirë si zemra e një sistemi demokratik.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë mesazhet frymëzuese të betejës, të fitores dhe të ndryshimit.

Përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot e ndrynë në vrimën e miut Lali Vjedhësin, këtë tip të shpërfytyruar të qenieve njerëzore, i cili pasi ka vjedhur dhjetëra e qindra milionë, përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi.

Erion Veliaj, betimi ynë është solemn, do varesh në shtyllën e turpit të historisë. Nuk të shpëton dot asnjë nga drejtorët që sakrifikon ti. Nuk të shpëton dot as mercenari Altin Dumani apo ish-xhelati i Sigurimit, Arben Kraja.

Nuk të shpëton dot nga vjedhjet, nga ndëshkimi as kryehajduti i kombit, Edi Rama sepse vetë ai vrimë miu nuk do gjejë për të futur kokën e tij për krimet monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Nxirr sa të duash fotografi me Aleksis Soros, se të jap fjalën e nderit se ti do të shkosh aty ku e ke vendin, kurse ai do të shpallet non-grata, non-grata, non-grata.

Në Shqipërinë e shtetit ligjor, e rendit kushtetues, Erion Veliaj, Edi Rama, anëtarët e organizatave tuaja kriminale do marrin ndëshkimet më shembullore. Pasuritë tuaja do gjurmohen në të katër anët e botës, do u rikthehen shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit