-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guterres: Veriu i Kosovës i tensionuar, nevojitet drejtësi për Banjskën

Kryesoret

Në raportin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres vlerësoi se është arritur pak përparim në dialogun Beograd-Prishtinë dhe se atmosfera në veri të Kosovës është ende e tensionuar me rrezik përshkallëzimi.

Guterres theksoi se veprimet e autoriteteve të Kosovës, si mbyllja e institucioneve të financuara nga Serbia, kanë krijuar tensione dhe keqkuptime, duke theksuar nevojën për dialog dhe respektimin e marrëveshjeve ekzistuese.

U bëj thirrje palëve të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese. Veprimet e njëanshme, duke përfshirë mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia dhe lëvizjet për rihapjen e urës në Mitrovicë, si dhe kufizimet ndaj mallrave serbe dhe zbatimi i rregulloreve të reja të monedhës, rrisin tensionet dhe minojnë besimin midis komuniteteve dhe institucioneve“, tha Guterres.

Ai gjithashtu përmendi incidentin e Banjskës dhe kërkoi bashkëpunim për drejtësi në këtë rast, duke theksuar rëndësinë e adresimit të nevojave të të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“I inkurajoj të gjitha palët që të zbatojnë masat, të mbrojnë dhe promovojnë respektimin e të drejtave të njeriut, duke mbështetur sundimin e ligjit. Është thelbësore që zbatimi i ligjit, veçanërisht në lidhje me arrestimin, ndalimin dhe të drejtat pronësore, të bëhet me respekt të plotë të kornizës ligjore të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, theksoi Guterres.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit