Zbardhen detaje të reja nga magazina e kanabisit me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në Korçë, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur. Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 persona. Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.
Shpallet në kërkim një person, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.
Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.