Punonjës të policisë së DIAS, në bashkëpunim me efektivë të Nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës kanë arrestuar një shqiptar dhe një grek.
Policia ka lokalizuar të akuzuarit në një automjet të parkuar në zonën e Agio Pantaleimonas dhe i kanë thirrur për kontroll.
Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestraur 7 kilogra, e 875 gramë marijuanë të ndara në 4 pako.
Gjithashtu në kontrollin e banesave të tyre u gjetën edhe 35.2 gram marijuanë, 2 peshore elektronike precize, një numër pakosh najloni dhe shuma prej 1130 euro cash. Ndërsa të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.