-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Hiqni sanksionet! Ursula von der Leyen: Duhet akoma punë

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shefja e KE-së tha se blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat nga Serbia.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat.

Edhe kjodo të ndihmojë të binden shtetet anëtare, pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për çdo hap.

Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. Për mua është e rëndësishme që ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha von der Leyen.

BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha e fundit që të largohen masat ndëshkuese të BE-së, duke përsëritur qëndrimin e saj se këto masa janë të padrejta.

“Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit