-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Peshku i madh ndodhet në telefonin e Monikës, hapeni”! Kush është ai?

Kryesoret

Ditën e djeshme ish-ministri Lefter Koka që ndodhet në burg për inceneratorët bëri një deklaratë të fortë nga procesi në Apel ku kundërshtoi dënimin me 6.8 vite burg. Koka është shprehur se nuk është ai “peshku i madh” dhe se nuk duhej të ishte dënuar për korrupsion.

Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. Unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri.

Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë se sa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille, si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjtë.

Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua. Po të hapet telefoni i Monika Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh” i inceneratorëve.

Ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi, doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monikës. Nuk më dënoni dot për korrupsion” tha ai.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit me 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Ndaj Kokës është caktuar një masë e tretë sigurimi edhe për inceneratorin e Tiranës ku dyshohet për “shpërdorim detyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit