Sot kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në Podkast dy ekspertë të prokurimeve publike tashmë që janë hapur kapitujt e negociatave. Nuk mungoi ironia për opozitën.
“Kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më’”, tha Rama.