-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michelle Obama thirrje amerikanëve që të votojnë Kamala Harris

Kryesoret

Në fushatën e Kamala Harris, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama u kërkoi amerikanëve të jepnin votat e tyre për të duke mbrojtur vendin nga “rreziqet” që vijnë nga Donald Trump.

Michele Obama bëri gjithashtu dallime midis dy kandidatëve për karakterin personal.

“Shpresoj se do të më falni që jam pak e frustruar që disa prej nesh po zgjedhin të injorojnë paaftësinë e madhe të Trumpit, ndërkohë që i kërkojnë Kamalës të na mahnitë në çdo hap. Jam e zemëruar që ne jemi indiferentë ndaj sjelljes së tij të çrregullt, shëndetit të tij mendor të dobët, historisë së tij si një kriminel. Më besoni, nëse Donald Trump do të jetë përsëri president, në një moment apo në një tjetër, kjo shëmti do të prekë të gjithë jetën tonë”.

Pjesa më e madhe e fjalimit të saj u përqendrua se si një administratë nën drejtimin e Trump mund të ndikojë në të drejtat e abortit.

“Kush mund të mendojë se ky njeri do të kujdesej më shumë për burrat dhe djemtë tanë më shumë se Kamala Harris? Dhe pyetja që bëj është se kush mendoni se mund të kujdeset më shumë për shëndetin riprodhues të grave? Nëse nuk i bëjmë këto zgjedhje siç duhet, gruaja juaj, vajza juaj, nëna juaj, ne si gra do të bëhemi dëm kolateral i inatit tuaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit