-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polica e Shtetit takime në Britaninë e Madhe: Punë e shkëlqyer së bashku

Kryesoret

Dy Drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale dhe Policisë Kufitare, Neritan Nallbati dhe Saimir Boshnjaku, zhvilluan një vizitë pune në Britaninë e Madhe. Ata janë takuar me drejtorin e Border Force, Eddy Montgomery.

Qëllimi i vizitës ishte analiza e përbashkët në kuadër të TASK-Forcës për rezultatet e arritura në operacionin “Marewood” për goditjen e transportit të parave, trafikimit të armëve dhe drogës, dhe migracionit të parregullt.

Përfaqësuesit e palës britanike, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Border Force, kanë vlerësuar si të shkëlqyer punën e përbashkët të bërë në këtë drejtim, duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura në PKK, sidomos në portin e Durrësit, PKK Rinas, PKK Hani Hotit dhe pikat e tjera të kalimit, si dhe në aeroportet e Londrës.

Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin, profesionalizmin, besueshmërinë dhe rezultatet e Policisë së Shtetit me strukturat homologe britanike, sidomos me NCA-në dhe Border Force, duke e cilësuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, me rezultate mbresëlënëse të papara më parë në Britaninë e Madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit