-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Aleanca kundër SPAK

Kryesoret

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë.  Basha i referohet daljeve në media në ditën e sotme të Sali Berishës dhe Fatmir Xhafajt, ku njëri njëri sulmonte hapur institucionin e drejtësisë, ndërsa tjetri kërkonte reformimin e tij.

“Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit. Frika nga një fund i padenjë për një sistem të kalbur në zemër, sidomos pas rënies së dy prej tre shtyllave të “Trekëndëshit të Bermudës”, ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur një krizë të re artificiale, objektivi final i së cilës është një amnisti e re për të mbuluar korrupsionin e kaluar.”, shprehet Basha.

Më pas ai thotë që muaj më parë u faktua denoncimi për komplotin kundër SPAK dhe GJKKO, ku me votat e Ramës dhe Berishës u liruan të korruptuarit, ndërsa opozitarët mbetën në burg.

“Kjo është një lojë e ndyrë për të mbajtur në fuqi pandëshkueshmërinë dhe për të mbajtur peng Shqipërinë.”, shprehet Basha.

Ai bën thirrje që të gjitha nivelet e drejtësisë të mos shantazhohen dhe të mos bjerin pre e presionit publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit