“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në Paris.
Mesfushori Granit Xhaka është renditur si lojtari i 16-të më i mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”. Pas një viti fantastik Xhaka bën një arritje të jashtëzakonshme, duke parakaluar lojtar të kalibrit të lartë.