Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, njoftoi se nga janari deri në shtator 2024, 50% e buxhetit të shëndetësisë është dedikuar për rimbursimin e barnave për të moshuarit.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se ky investim ka siguruar akses të plotë në medikamentet e nevojshme për të moshuarit, duke i lehtësuar ata nga kostot e larta.
Koçiu theksoi se kujdesi për të moshuarit mbetet një objektiv i rëndësishëm për qeverinë.