Kryetari i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se një pjesë të ndryshimeve që priten që të bëhen në institucionet e drejtësisë janë kërkuar edhe nga vetë Bashkimi Europian.
Komisioni/ Xhafaj ‘injoron’ PD-në: Kështu e bënë edhe herën e parë, pastaj erdhën
“Ky nuk është projekt i ndërkombëtarëve, por i Kuvendit, shqiptarëve, është angazhimi ynë për të reformuar procesin, jetën politike dhe institucionale në këtë vend. Ndërkombëtarët ne i kemi kërkuar dhe u kemi thënë që meqë po bëjmë një proces, ju lutem, dëshirojmë ekspertizën tuaj.
Xhafaj: Drejtësia nuk preket! 70 ekspertë do nxjerrin problemet
U kemi thënë që kjo që po bëjmë ne, shërbejnë edhe për tre sfida që shërbejnë për negocimin më vonë. U kemi kërkuar asistencën dhe monitorimin dhe ata janë sot pjesë. Ne që në nisje në Bruksel dhe Uashington e kemi konsultuar procesin për ta bërë Shqipërinë më europiane sikur bëmë reformën në drejtësi. Vetë BE-ja ka propozime për disa ndryshime, disa ligje ose për të ndryshuar disa ligje ekzistuese” tha ai.