-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni/ Xhafaj ‘injoron’ PD-në: Kështu e bënë edhe herën e parë, pastaj erdhën

Kryesoret

Kryetari i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj i pyetur sot në një konferencë për mediat për mungesën e opozitës, tha se PD kështu bojkotoi edhe kur nisi reforma në drejtësi që u miratua në 2016, por më pas iu bashkua rrugës procesit.

Sa i përket opozitës, kur flasim për gjithëpërfshirje do të ishte e gabuar ta ngushtonim, ta konsideronim vetëm tek përfshirja partiake. Gjithëpërfshirja është shumë më e gjerë. Nuk bëhet fjalë vetëm për grupet politike, por përtej grupeve politike, përfshirje të botës akademike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit.

Janë ftuar të gjithë aktorët dhe faktorët. I vetmi grup që mungon është PD, ata kanë zgjedhur një qëndrim të tyrin në këtë çështje. Ne u kemi bërë edhe një ftesë për të pasur edhe ata ekspertët e tyre pranë grupit të ekspertëve për të shfaqur opinionin e forcave politike.

Kjo nuk është histori e parë, kështu ka qenë edhe me reformën në drejtësi. Ku për gati një vit PD nuk ka marrë pjesë në proces por është përfshirë më mbrapa. Nuk është zgjedhje e drejtë, por është zgjedhje e tyre” tha ai.

Por a do të ketë nevojë për ndryshime kushtetuese procesi i nisur? “Nuk e di por nga drafti nuk shoh propozime për ndryshime Kushtetuese, por vetëm ndryshime ligjore dhe institucionale. Ndryshime Kushtetuese për drejtësinë? Jo, nuk ka. Nga ne jo, vetëm ato të kërkuara nga institucionet e drejtësisë” tha ai.

Xhafaj: Drejtësia nuk preket! 70 ekspertë do nxjerrin problemet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit