Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau pamjet nga aerodromi i Gjirokastrës, tani në funksion për fluturime direkte sportive nga Italia.
Ajo e përshkroi këtë ngjarje si historike, pasi për herë të parë janë kryer gjashtë fluturime direkte.
“Një ngjarje historike për aerodromin e Gjirokastrës në të cilin për herë të parë u kryen gjashtë fluturime direkte nga Italia, duke reduktuar kostot, kohën dhe duke e bërë Gjiron një destinacion ekskluziv për fluturimet sportive e turistike”, shkruan në Kumbaro në rrjetet sociale.
Kumbaro theksoi se kjo arritje e bën Gjirokastrën një destinacion të veçantë për turizmin sportiv dhe se rihapja e aerodromit do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin social-ekonomik të rajonit, duke mbështetur bizneset lokale dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme.